Rrëzohet kërkesa e PD, nuk ka pavlefshmëri zgjedhjesh në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

5 June 2025, 15:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rrëzohet kërkesa e PD, nuk ka pavlefshmëri zgjedhjesh në

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen si të pavlefshme të zgjedhjeve të 22 majit në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër.

Njoftimi i KAS:

Me shumicë votash, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 42, të Koalicionit PD-ASHM, për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore qarku Korçë, si të pa mbështetur në ligj dhe në prova. Lënien në fuqi të vendimit 1315/2025 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Korçë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”.

Me shumicë votash, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 46, të Koalicionit PD-ASHM, për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore qarku Lezhë, si të pa mbështetur në ligj dhe në prova. Lënien në fuqi të vendimit 1313/2025 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Lezhë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”.

Me shumicë votash, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 40, të Koalicionit PD-ASHM, për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër, si të pa mbështetur në ligj dhe në prova. Lënien në fuqi të vendimit 1318/2025 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Gjirokastër, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”.


Video