Alibej rrëfen bisedën me Dumanin pas vrasjes së Dorian Shkozës: Anxhelo Avdia, u vra nga nxitimi. Armët i merrja te një hoxhë që rrinte te Fresku

5 June 2025, 12:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alibej rrëfen bisedën me Dumanin pas vrasjes së Dorian
Erion Alibej

Në dëshminë e tij në GJKKO, Erion Alibej, rrëfen bisedën me Nuredin Dumanin pas vrasjes së Dorian Shkozës, aleat i Talo Çelës.

“Ramë dakord përvrasjen e Dorjan Shkozës. Në atë periudhë flisja vetëm për Talo Çelën. Një natë me shkruan Nuredini dhe më thotë mbaroi i pari. I them kush? Më thotë shokoje në TV. Pashë që ishin vrarë Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia.

Po ky tjetri i them nga doli, në shpejtim e sipër më thotë por dhe ai nuk ishte kot se ishte i atyre.

Para se Nuredini të vijonte me këtë ngjarje, un kisha lidh kontakte me një hoxhë në Tirane, ai shiste armë, dhe blinim armë tek ky hoxha, rrinte te zona e Fresku.”

 


Video