Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, thyen heshtjen kopshtari i kompleksit "Golden" dhe tregon si e zhvendosën trupin!

16 April 2025, 16:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, thyen heshtjen kopshtari i
Jan Prenga

Festim Bexhdili, kopshtar në Golden Resort, ka dëshmuar sot në procesin ndaj Dritan Rexhepit dhe të pandehurve të tjerë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

"Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një Range Rover i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t'i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë "ka vekur njëri". Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga Range në një Fiat Doblo, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin.

Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha mu dukën si nga veriu. Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha "ç'doni këtu, po na merrni në qafë". Ju kërkoi të ikin shpejt. Nuk e di ç'bëri Altini pastaj.

Nuk e di për cfarë i deshën kazmë e lopatë. Jua dhashë dhe ata i futën ne makinë. Pasi ata ikën unë shkova në shtëpi në Kavajë", u shpreh ai.

Bexhdili u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm nga GJKKO, vendim që u la në fuqi nga Apeli, por vendimi u prish nga Gjykata e Lartë duke e kthyer për rigjykim sërish në Apelin e Posaçëm.

SPAK dyshon se Bexhdili ka dijeni ku është fshehur apo asgjësuar trupi i Jan Prengës, por ai e ka mohuar një gjë të tillë.


Video