"Rol kyç në stërvitjet e NATO-s", pamje nga baza e ajrore e Kuçovës, hapet më 4 Mars (VIDEO)

27 Shkurt 2024, 08:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Rol kyç në stërvitjet e NATO-s", pamje nga baza e

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar pamjet nga baza ajrore taktike e NATO-s që do të hapet më 4 Mars në Kuçovë. Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri Rama shkruan se kjo bazë ajrore do të luajë një rol kryesor në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s.

Rama shton se baza ajrore do të shërbejë edhe si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës.

“Dhe nga Baza Ajrore Taktike e NATO-s që hapet së shpejti në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s, duke shërbyer edhe si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook.

Ka qenë vendimmarrja e shtetit shqiptar dhe e NATO-s në vitin 2018 për ta kthyer këtë bazë në një bazë taktike të Aleancës. Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n duke ofruar transport ajror, mbështetje logjistike, policimin ajror si dhe trajnime dhe stërvitje. Kjo bazë do t’i shërbejë pozitivisht edhe në zhvillimin ekonomik të të gjithë qarkut të Beratit.


Vox Pop

Video