Robert Rakipllari i bashkohet familjes së Top Channel, ja posti që merr

18 December 2023, 11:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Robert Rakipllari i bashkohet familjes së Top Channel, ja posti që
Robert Rakipllari

Televizioni më i madh në vend përforcon departamentin e informacionit me Robert Rakipllarin. Gazetari me përvojë mbi 25 vjeçare në median e shkruar dhe atë vizive i bashkohet Top Channel.

Rakipllari do të mbajë postin e Drejtorit të Informacionit në Top Channel, si një garanci dhe energji shtesë për të vijuar misionin e medias më të madhe në vend në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi dhe kudo që ndodhen.

Robert Rakipllari mbërrin në Top Channel pas një përvoje të gjatë në median e shkruar dhe atë vizive. Ai ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, ndërsa pjesë e medias është bërë që në vitin 1996.

Në vitin 2001 u bë gazetari më i ri shqiptar që merr postin e kryeredaktorit në gazetën Shekulli. Gjatë qëndrimit prej pesë vitesh në këtë gazetë, e shndërroi në gazetën më të madhe në vend. Më pas kaloi te Gazeta Panorama po si kryeredaktor, ndërsa së fundmi ka qenë edhe Drejtor i Përgjithshëm i News24.

Përveç profesionit të gazetarit, Rakipllari ka dhënë leksione në Universitetin e Tiranës për gazetarinë investigative dhe teknikat e sigurimit, shkrimit dhe raportimit të lajmit.

***

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video