Zbardhet identiteti i personit të plagosur sot në Shkodër. Bëhet fjalë për shtetasin Aleksandër Curri, 40 vjeç.
40-vjeçari u qëllua 4 herë nga një person ende i paidentifikuar, në zonën e njohur si Dollari, përballë hotel Turizmit në qendër të Shkodrës.
'Iku vrap dhe ra atje! Isha këtu duke lypur. Shkoi sërish atje e pashë. Nuk e di se kush i qëlloi. Ka qëndruar 10 minuta. ‘Më jepni ndihmë më jepni ndihmë!’ -tha ai. Në këmbë ka ikur. I dhashë ndihmën e parë.'- tha dëshmitarja
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. C., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndimën mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit.