Reshje shiu çdo pasdite deri të premten, si pritet të jetë moti këtë javë

22 May 2023, 14:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Reshje shiu çdo pasdite deri të premten, si pritet të jetë
Reshje shiu

Java që nisëm pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duket se ditët do ti ngjajnë njëra-tjetrës ku moti fillimisht prite të jetë me kthjellime deri në mesditë e më pas gradualisht vranësira në zhvillim.

Në orët e mesditës dhe kryesisht pasdite vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashreshme me intensitet të ulët e lokalisht përgjatë relieveve malore me intensitet deri mesatar. Shtrëngata lokale në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të jetë kryesisht nga veriprëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek.

Reshje shiu çdo pasdite deri të premten, si pritet të jetë


Video