Reshje bore gjatë natës, bëhet e pakalueshme për mjetet Rruga e Arbrit

8 February 2022, 08:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Reshje bore gjatë natës, bëhet e pakalueshme për mjetet
Rruga e Arbrit

Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme qarkun e Dibrës, ndërsa si pasojë e reshjeve është bllokuar sërish edhe qarkullimi në rrugën e Arbrit.

Policia ka bllokuar Bypassin e Murrizit në fshatin Fshat të Klosit dhe në Bastar-Murrizë nga krahu i Tiranës.

Trashësia e dëborës në afërsi të Bypass arrin deri në 15 cm, duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve. Në rrugë janë mjetet borëpastruese të firmës, por për shkak të reshjeve që vazhdojnë pastrimi total i rrugës është i pamundur.

Kjo nuk është hera e para që rruga e Arbrit bllokohet për shkak të motit të keq.

 


Video