Raporti: Shqipëria, rruga e vetme ballkanike që lidh tregun global të heroinës

25 January 2024, 22:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Raporti: Shqipëria, rruga e vetme ballkanike që lidh tregun global
Shqipëria, ‘e preferuara’ në tranzitin e heroinës nga Lindja

Shqipëria është e vetmja rrugë ballkanike që lidh tregun global të heroinës, sipas raportit të fundit nga Qendra Europiane e Monitorimit të përdorimit të drogave, EMCDDA.

Raporti: Shqipëria, rruga e vetme ballkanike që lidh tregun global

Sipas hartës së publikuar, Shqipëria është ndër tre rrugët e vetme në Europë të këtij trafiku, bashkë me Mbretërinë e Bashkuar dhe Turqinë. Kjo e fundit është furnizuesja e Shqipërisë me heroinë, e cila me anë të porteve detare kalon në shtetet tjera europiane. Ajo është rruga më e shkurtër për të futur drogën e Lindjes së Mesme në Europë.

Shqipëria është një ndër vendet në listën e atyre që raportohen si vend origjinë apo vend tranziti për ta transportuar atë për periudhën 2018-2021.

Raporti: Shqipëria, rruga e vetme ballkanike që lidh tregun global

Lista kryesohet nga vendet afrikane si Etiopia, Uganda, apo edhe Katari, Zvicra etj.

Në një raport më të vjetër të Global Initiative, Shqipëria ishte ndër vendet me rol të rëndësishëm në trafikun botëror të heroinës. Raporti shkruante se Shqipëria shërben si një rrugë kalimi. Sasitë e heroinës që merren nga Serbia në Hungari, në Maqedoni dhe Kosovë kalojnë në Shqipëri. Nëpërmjet portit të Durrësit heroina kalon në Itali.

Nga Turqia në Ballkan, çmimi i heroinës dyfishohet nga 20.000 euro që është fillimisht, por më pas çmimet rriten me të njëjtat ritme pasi të shitet në Bashkimin Europian. Vlera e një kilogrami heroinë rritet me rreth 2000 euro në çdo pikë doganore që kalon.

Raporti: Shqipëria, rruga e vetme ballkanike që lidh tregun global

 

Një tjetër raport nga OKB, tregonte për lidhje direkte të Shqipërisë me Bolivinë, Kolumbinë dhe Ekuadorin për tregun e kokainës. 



Video