Rama ndryshon brenda 8 muajsh Inspektorin e Përgjithshëm të SHISH

28 August 2024, 16:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama ndryshon brenda 8 muajsh Inspektorin e Përgjithshëm të SHISH
Godina e SHISH

Inspektori i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, Blend Çobani është liruar ditën e sotme nga detyra.

Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Me propozim të Kryeministrit Edi Rama, në vend të tij si Inspektori i Përgjithshëm i SHISH është emëruar Rafail Milo.

Juristi Blend Çobani e mbajti këtë detyrë vetëm 8 muaj pasi u emërua në Janar të këtij viti.

Njoftimi i VKM-së:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Blend Çobani, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Rafail Milo emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


Video