Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit në Izrael, presidenti Herzog: Jeni angazhuar personalisht në luftën kundër antisemitizmit

7 April 2025, 08:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit në Izrael,
Edi Rama dhe Isaac Herzog

Kryeministri Edi Rama pritet të vlerësohet me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog. Ky çmim akordohet për personalitete të rëndësishme botëror në politikë.

Është një nderim për shembullin që shqiptarët i lanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre, tolerancën fetare dhe etnike.

“Medalja presidenciale  e nderit të Izraelit nderon ata që kanë ndriçuar botën me udhëheqjen e tyre e të jashtëzakonshme, qartësinë morale dhe vlerat demokratike dhe ata që kanë dëshmuar miqësinë  tyre të guximshme me popullin hebre dhe Izraelin Kodi shqiptar i besës, betimi i shenjtë i nderit, ndihet i pranishëm në këtë holl. Besa ka udhëhequr kombin shqiptar dhe ka mbajtur pishtarin e dritës në orët më të errëta. Gjatë Holokaustit, populli shqiptar ishte simbol nderi dhe kuraje. Unë personalisht u mallëngjeva gjatë vizitës time në Tiranë në shtator nga dhembshuria prekëse....”, tha presidenti izraelit.


Video