Rama mbrëmje me ambasadorët, eventi u organizua në Chateau Braha dhe Alehandro Wine Group

21 December 2025, 18:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama mbrëmje me ambasadorët, eventi u organizua në Chateau Braha
Pamje nga eventi i organizuar nga Château Braha dhe Alehandro Wine Group

Një mbrëmje e veçantë, që ndërthurte diplomacinë, traditën dhe elegancën shqiptare, u organizua nga Château Braha dhe Alehandro Wine Group, në kuadër të pritjes tradicionale të Kryeministrit Edi Rama me ambasadorët e akredituar në Tiranë.

Në një atmosferë festive dhe të rafinuar, ku fryma e fundvitit dhe vlerat njerëzore krijuan një klimë bashkëpunimi dhe miqësie, përfaqësues të trupit diplomatik nga vende të ndryshme të botës u bënë pjesë e një eventi që promovoi më së miri mikpritjen dhe kulturën shqiptare.

Château Braha, një destinacion emrat nga prestigjiozët të verarisë shqiptare, së bashku me Alehandro Wine Group, sollën një eksperiencë unike për të ftuarit, duke prezantuar cilësinë dhe identitetin e verërave shqiptare në një kontekst ndërkombëtar. Organizimi i mbrëmjes u vlerësua për standardin e lartë, detajet e kuruara dhe harmoninë mes protokollit shtetëror dhe elegancës artistike.

Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama dhe ambasadorëve të akredituar në Tiranë i dha aktivitetit një rëndësi të veçantë, duke e shndërruar atë në një moment simbolik të dialogut diplomatik dhe të imazhit pozitiv të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Kjo mbrëmje konfirmon rolin e Château Braha dhe Alehandro Wine Group si aktorë të rëndësishëm jo vetëm në industrinë e verës, por edhe në promovimin e Shqipërisë si një vend me traditë, cilësi dhe vizion europian.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alehandro Wine Official (@alehandro_wine_official)

 

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video