Rama: Kompania që do të ndërtojë Portin e Durrësit, do të ndërtojë edhe “Manhatanin e Zagrebit”

17 November 2022, 21:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama: Kompania që do të ndërtojë Portin e Durrësit, do
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka gjetur një tjetër argument për të mbrojtur planin për ndërtimin e Portit të Durrësit.

Me anë të një statusi në Twitter, shprehet se “kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, e mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, një investim sa një e katërta e Durrësit“.

“Eagle Hills” kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, e mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, një investim sa një e katërta e Durrësit që konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat“, shkruan Rama në rrjetin social.


Video