Rama flet me Hashim Thaçin: Telefonatë tejet prekëse! Komandanti ishte në formën më të mirë

12 May 2025, 13:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama flet me Hashim Thaçin: Telefonatë tejet prekëse!
Foto e postuar nga Rama në Facebook

Një ditë pas zgjedhjeve, kryeministri dhe kryetari i PS Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Hashim Thaçin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri përmes një postimi në rrjete sociale.

“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, shkruan Rama.

Por ajo çka rrëmben vëmendjen në ekranin e kompjuterit të kryeministrit është fjalimi, me shumë gjasë i fitores, ose ai që Rama do të mbajë më 16 maj nga sheshi Skënderbej, ku do të presë liderët e Bashkimit Europian në samitin e përbashkët që zhvillohet në Tiranë.

 Kryeministri është duke shkruar: “Tiranë e dashur, Shqipëri e shtrenjtë...”.


Video