Qytetarët sulmojnë makinën e deputetes socialiste, Policia ndalon Adriatik Lapajn dhe Shpend Gashin

8 September 2026, 18:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Qytetarët sulmojnë makinën e deputetes socialiste, Policia ndalon

Qytetarët janë zhvendosur nga para Kuvendit, në drejtim të rrugës që të nxjerr te “Kalaja e Tiranës”, pasi kanë vënë re makinën e deputetes Ilva Gjuzi të cilën protestuesit e kanë qëlluar me vezë dhe shishe uji.

Burime për mediat bëjnë me dije se protestuesit i kanë zënë rrugën duke e goditur me vezë dhe shishe ujë makinën e Gjuzit.

Pas kësaj, janë shoqëruar nga policia dy persona, kreu i partisë "Shqipëria Bëhet" Adriatik Lapaj dhe gazetari Shpend Gashi.

Lapaj dhe Gashi u ndaluan nga efektivët në rrugën që të nxjerr te "Kalaja e Tiranës". 


Video