Qeveria rrit fondin për sportin elitar, Gonxhja: 40 milionë lekë shtesë për shpërblimin e sportistëve në 2026

4 August 2026, 09:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qeveria rrit fondin për sportin elitar, Gonxhja: 40 milionë lekë
Blendi Gonxhja

Qeveria shqiptare ka miratuar një fond shtesë prej 40 milionë lekësh për mbështetjen e sportistëve elitarë, duke dyfishuar fondin e parashikuar për shpërblimet gjatë vitit 2026.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja, i cili theksoi se masat e reja synojnë të rrisin mbështetjen financiare për sportistët dhe trajnerët shqiptarë, si pjesë e rritjes me 32% të buxhetit të shtetit për sportin, niveli më i lartë i financimit ndër vite.

"Qeveria Shqiptare vijon të investojë në sportin shqiptar, duke e kthyer mbështetjen për sportistët në një prioritet konkret. Me aktin normativ të fundit është shtuar edhe një fond prej 40 milionë lekësh për sportistët elitarë, duke forcuar sistemin e shpërblimeve për ata që ngrenë flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Praktikisht duke e dyfishuar për vitin 2026 fondin e parashikuar për shpërblimet. Më shumë mbështetje për sportet joolimpike dhe trajnerët shqiptarë. Rritje e trajtimit ushqimor ditor për sportistët.

Shpërblime më të larta për rezultatet në Lojërat Olimpike, Kampionatet Botërore, Evropiane, Mesdhetare dhe Ballkanike. Skemë më e favorshme për sportet me disa disiplina. 

Këto masa janë pjesë e një angazhimi më të gjerë, ku buxheti i shtetit për sportin në vitin 2026 rritet me 32%, niveli më i lartë i mbështetjes financiare ndër vite.
Sporti nuk është vetëm sukses në gara, por një investim tek të rinjtë, promovim i Shqipërisë, zhvillim ekonomik dhe krenari kombëtare", shkruan Blendi Gonxhja.


Video