Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një kultivues kanabisi ka qëlluar me armë në drejtim të efektivëve në Malësi të Madhe.
Policët ishin në krye të detyrës dhe kishin ndërmarrë një operacion për goditjen e një parcele drogë në Repisht, kur një kultivues ka qëlluar në drejtim të tyre.
Fatmirësisht nuk ka efektivë të lënduar, ndërkohë që kultivuesi ka arritur që të largohet nga vendi i ngjarjes.
FNSH, RENEA dhe forca të tjera të Policisë Shkodër kanë rrethuar zonën dhe janë në kërkim të personit që qëlloi me armë zjarri gjatë kontrolleve të policisë për goditjen e parcelave te drogës.