Publikohet VIDEO e plotë e vrasjes së Ardian Nikulaj, autori hyri me qetësi në lokal dhe u largua me vrap

20 April 2023, 18:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Publikohet VIDEO e plotë e vrasjes së Ardian Nikulaj, autori hyri me
Momenti i vrasjes së Ardian Nikulajt

Në videon e mëposhtme është momenti kur ekzekutohet me 6 plumba biznesmeni-politikan Ardian Nikulaj mesditën e të mërkurës brenda lokalit të tij në Shëngjin të Lezhës.

Siç shihet dhe nga pamjet, autori futet qetësisht në lokal, përshëndet rojen, më pas Nikulajn dhe hap zjarr ndaj tij duke e qëlluar disa herë në kokë dhe trup dhe më pas largohet me vrap. E gjithë skena ndodh brenda pak sekondash.


Autori veproi i vetëm ku erdhi nga Shkodra me një motor tip "Skuter" me targa të huaja, i veshur me një jelek fosforeshent dhe skafandër në kokë. Pas krimit, autori u largua sërish drejt Shkodrës, ku ka humbur gjurmët në Gjadër.

Roja ka dëshmuar për grupin hetimor se  kur ka parë autorin, ka menduar se ishte postier. Por pasi ka filluar të qëllojë, roja është larguar me vrap, për ti shpëtuar plumbave.

Nga 6 plumbat e shkrepura nga pistoleta tip “TT” në drejtim të biznesmenit Nikulaj, vetëm 5 prej tyre e kanë kapur në pjesë të ndryshme të trupit. Ku plumbi fatal, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ishte ai në pjesën e ballit, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të biznesmenit.

Për pistat e hetimit, policia vijon të mbetet e dyzuar, kjo edhe për shkak se viktima kishte një aktivitet të gjerë në biznes, politikë dhe gjakmarrje të vjetër.


Video