Publikohet një foto e Laert Haxhiut nga burgu në Greqi

9 December 2023, 15:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Publikohet një foto e Laert Haxhiut nga burgu në Greqi
Laert Haxhiu foto nga autoritetet greke

Publikohet për herë të parë fotoja e të shumëkërkuarit Laert Haxhiu, i arrestuar në Greqin dhe në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë.

Haxhiu, i lindur në Lushnjë, u arrestua në Janinë nga policia greke dhe me vete kishte një leje qëndrimi greke të falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar Laert Haxhiun për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Po ashtu Laert Haxhiu është marrë i pandehur dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga GJKKO për masakrën e Lushnjës në 2017, ku vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës.

Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, dyshohet se ka tentuar ta ndihmojë që ta pajisë me dokumente si minoritar grek, lushnjarin Laert Haxhiu, në mënyrë që t'i shpëtonte ekstradimit, siç është raportuar gjerësisht në media.


Video