Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar për herë të parë ditën e sotme dy dokumente që tregojnë se sasia e arit që ka marrë Mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria më 1939 është shumë herë më e madhe sesa dihej deri tani.
Sipas Arkivit, ky fakt i ri historik pritet që të ngjallë shumë debate. Ky dokument është nxjerrë nga fondi i milicisë Fashiste dhe vjen në formën e një raporti.
“Fakte Historike, Ari që mori me vete Mbreti Zog dhe dokumenti i ri që pritet të ngjallë shumë debat!
Arkivi i shtetit publikon sot për herë të parë një dëshmi të re rreth sasisë së arit të marrë me vete nga Mbreti Zog gjatë largimit nga Shqipëria.
Sipas dokumentit që është shkruar dhe firmosur nga Gjon Lusha, ai pretendon se sasia e Arit që Mbreti Zog dhe shoqëruesit e tij kanë marrë me vete gjatë largimit nga Shqipëria për në Greqi në Prill të vitit 1939 është shumë herë me e madhe se ajo që dihej deri më sot”, shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.