Prokuroria mbyll hetimet: Rrajat në gjyq për ‘plagosje të lehtë’ të dy kushërinjve Maja

7 October 2023, 11:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prokuroria mbyll hetimet: Rrajat në gjyq për ‘plagosje të
Dhuna ndaj Rrajave

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për anëtarët e fisit Rraja, të cilët akuzohen për dhunën barbare ndaj dy kushërinjve, Bilbil e Jashar Maja në muajin korrik.

Ata janë dërguar në gjyq me akuzat e “plagosjes së lehtë me dashje” dhe “kanosje”.

Megjithëse kushërinjtë Maja kërkuan ekspertim të ri mbi dëmtimet e dhunës barbare, grupi i ekspertëve që e hartoi doli në konkluzionin se dëmtimet janë kryer me mjet të fortë prerës, por nuk janë të rrezikshme për jetën e të dëmtuarit.

Një muaj më parë, Prokuroria e Tiranës ndryshoi akuzën për anëtarët e fisit Rraja të cilët dhunuan në mënyrë brutale Bilibil dhe Jashar Majën.

Në nisje të hetimeve, personat e përfshirë në këtë ngjarje u akuzuan për “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim”, por më pas Prokuroria ka vlerësuar se hetimi duhet të vijojë për “plagosje të lehtë me dashje”.

 


Video