Privatizimi i kompleksit Partizani, SPAK merr në pyetje ish-shefin e Klubit, Afrim Tola

22 December 2022, 14:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Privatizimi i kompleksit Partizani, SPAK merr në pyetje ish-shefin e

Ish-shefi i Klubit Partizani Afrim Tole është marrë në pyetje nga SPAK lidhur me hetimin që po kryhet për privatizimin e kompleksit “Partizani”. 

Marrja në pyetje e Toles, vjen një ditë pasi Prokuroria e Posaçme mori në pyetje ish-drejtorin e Kompleksit Isa Taren.

Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme dhe po e heton për pastrim parash.  Më herët, ka qenë në SPAK  ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ai është thirrur si person qe ka dijeni për rrethanat e hetimit për dosjen e kompleksit ‘Partizani’ dhe për rolin e tij si ministër i Mbrojtjes gjatë kohës së qeverisjes së Sali Berishës, kohë kur u privatizua edhe ish-kompleksi 'Partizani',  e ndësa pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani. 


Video