Prej 5 ditësh pa asnjë gjurmë, zhduket 21-vjeçarja pas mbërritjes në Rinas (EMRI)

24 April 2023, 21:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prej 5 ditësh pa asnjë gjurmë, zhduket 21-vjeçarja pas
Nexhmije Lika

Një vajzë e re ka humbur kontaktet me familjarët më datë 19 prill, teksa ditën e sotme është bërë kallëzim në polici për humbjen e saj.

Denoncimi është bërë në komisariatin e policisë Nr.4, nga babai i të resë shtetasi Naim Lika banues në Gurrë e Madhe, Burrel.

Lika ka kallëzuar vajzën e tij, Nexhmije Lika e ditëlindjes 20.04.2001 pasi ka humbur kontaktet me familjen.

Babai i vajzës ka bërë me dije se vajza e tij ka hyrë në Shqipëri me datën 19 Prill rreth orës 20:09 nga Rinasi dhe pas atij momenti nuk ka asnjë informacion për të bijën.

Familja ka bërë të ditur se vajza vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nëse konstatohet nga qytetarët ose nga uniformat blu të shoqërohet menjëherë në ambientet e policisë.


Video