Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo në SPAK

4 June 2024, 10:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo në SPAK
Vangjel Tavo në SPAK

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo, është paraqitur, paraditen e së martës, në Prokurorinë e Posaçme. Pas daljes, Tavo tregoi për mediat se ishte në SPAK si person në dijeni.

“Isha për një kallëzim që kam bërë unë në vitin 2021”, tha Tavo.

Në vitin 2021, prefekti aktual i Vlorës, atë kohë kandidat i LSI-së për Gjirokastrën, kallëzoi një person, që sipas tij, po i ofronte para qytetarëve në emër të tij.

Sipas Tavos, kjo ishte një manovër e Rilindjes për t'i dëmtuar imazhin para zgjedhjeve.


Video