Prag tragjedie në Lushnje, makina përplaset me traktorin, 5 të plagosur

21 August 2022, 21:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prag tragjedie në Lushnje, makina përplaset me traktorin, 5 të
Foto ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Lushnje, që për pak sa nuk është shndërruar në tragjedi.

Pesë të plagosur, mes të cilëve dy të mitur kanë mbetur të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën pas përplasjes së një makine me një traktor.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pirrë rreth orës 20:30.

Të plagosurit janë familjarë me njëri-tjetrin dhe udhëtonin në të njëjtin automjet.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 20:30, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në fshatin Pirrë, shtetasi J. K., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues shtetasin I. K., 27 vjeç, banues në fshatin Pirrë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit G. K., 46 vjeçe, Dh. T., 52 vjeçe, M. T., 58 vjeç, dhe dy fëmijë të mitur 12 vjeç dhe 11 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Video