Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia e Tiranës ka shoqëruar tre persona në komisariatit nr.1, pas incidenteve në protestën e sotme të opozitës.
Nuk dihet nëse ata akuzohen në lidhje me hedhjen e kapsolleve dhe tymueseve drejt uniformave blu, apo përplasjen me efektivët në tentativën për të çarë kordonin policor.
Ndërkohë, PD njofton se përfaqësues të kësaj force politike janë nisur drejt komisariatit nr.1 në mbështetje të protestuesve të shoqëruar.
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka lajmëruar se edhe në seancën parlamentare të ditës së enjte do të ketë sërish protestë.