Policia sekuestron hotel "Colombo" në Durrës

23 October 2024, 10:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia sekuestron hotel "Colombo" në Durrës
Policia sekuestron hotel "Colombo" në Durrës

Forca të shumta policie janë vendosur para hotel ‘Colombos’ në pronësi të Pëllumb Tudës alias Pali Tudës ku do të ekzekutohet vendimi i gjykatës për konfiskimin e pasurisë.

Hoteli ndodhet në zonën e Plazhit në Durrës.

Pali Tuda është akuzuar për trafik droge e prostitucion.

Ka dyshime se kjo pasuri është vënë nga aktiviteti kriminal, pastrimi i parave të vëna nga lëndët narkotike, si edhe shfrytëzimi i prostitucionit.

Ka një vendim gjykate të vitit 2022 për konfiskimin e tij, ndërsa dyshohet se ka patur rikthim të aktivitetit.

Tuda është vënë në hetim që prej vitit 2020 dhe gjykata tha atëherë se rezulton e provuar që pasuritë janë vënë përmes veprimtarive kriminale ku ai ka qenë i përfshirë.

 



Video