Policia Rrugore ka bërë bilancin e javës. Ajo njofton se ka kryer 22 arrestime, ndalime dhe procedime penale.
Sipas njoftimit 10 persona janë ndaluar për drejtim nen efektin e alkoolit.
Njoftimi i Policisë Rrugore
Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (17.11.2024 - 23.11.2024)
Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:
✅ 22 Arrestime, ndalime dhe procedime penale:
• -10 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
• -3 persona për pa leje drejtimi.
• -6 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
• - 2 persona për veprën Penale Mashtrim me sigurimet
• -2 persona janë kapur në flagranc nga shërbimet e Policisë Rrugore, që kanë qënë ne kërkim.
✅ Masat administrative:
• 10.822 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1.546 në ditë.
• 31 masa për xhama të zinj.
• 435 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• 217 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
• 683 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
• ⚠️ 331 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
• 6.933 masa për qëndrim të gabuar.
• 365 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
✅ Pezullime dhe bllokime:
• 6 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
• 13 raste të ndryshme
10 automjete u bllokuan, përfshirë 4 për verifikim nga trafiqet.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!
#PoliciaRrugore #Tiranë #SiguriaRrugore