Policia reagon për plagosjen me thikë në Tiranë: Ishte një konflikt i çastit, u arrestua autori

2 July 2024, 20:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia reagon për plagosjen me thikë në Tiranë: Ishte
Policia e Tiranës

Policia e Tiranës ka reaguar për një plagosje me thikë të ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Sipas ekspertit të kriminalistikës, Ervin Karamuço, një person me probleme të shëndetit mendor, kishte qëlluar dy kalimtarë të rastit në rrugë.

Por policia e Tiranës thotë se 42-vjeçari, i arrestuar tashmë, ka plagsur me thikë një 26-vjeçar, ngjarje e ndodhur pas një konflikti të çastit.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Plagosi me mjet prerës një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 42-vjeçari. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën "Reshit Petrela", sot rreth orës 20:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.  

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. Z., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Video