Policia nuk lejon qytetarët që të protestojnë në Thumanë edhe pse kanë marrë leje (VIDEO)

27 August 2024, 09:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia nuk lejon qytetarët që të protestojnë në

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës dolën sërish në protestë pasditen e djeshme në aksin Thumanë-Kashar.

Edhe këtë herë protestuesit patën përplasje me forcat e policisë.

Këta të fundit kërkuan të zhvendosnin protestuesit nga autostrada dhe të mos i lejonin edhe pse ata kishin marrë leje për të protestuar.

Kjo ishte protesta e tetë që banorët e Krujës dhe Fushë Krujës mbajnë në autostradën në Thumanë Kashar.

Ata kundërshtojnë zbatimin e projektit për Thumanë Kashar, pasi nuk parashikon sipas tyre asnjë hyrje apo dalje për zonat ku banonjnë, duke iu bllokuar qarkullimin e lirë dhe duke izoluar veprimtaritë e tyre ekonomike.

Video e marrë nga tvanews

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TVA News (@tvanews)


Video