Policia jep informacion për aksidentin me dy viktima në Zall-Bastar

12 Nëntor 2025, 16:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Dy persona kanë ndërruar jetë pasi makina e tyre ka rënë në humnerë në afërsi të fshatit Zall Bastar.

Lajmin tragjik e ka konfirmuar policia e Tiranës përmes një komunikate për mediat.

“Rreth orës 14:10, në fshatin Zall Bastar, automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit M. D., rreth 45 vjeç dhe B. H., 50 vjeç, ka rënë në humnerë.

Si pasojë kanë humbur jetën të dy këta shtetas.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe  po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, bën me dije policia.


Video