Policia e Shtetit aksion në disa qytete, arrestohet Olti Bistri, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe prokurori i Kukësit

27 July 2023, 08:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia e Shtetit aksion në disa qytete, arrestohet Olti Bistri, biznesmeni
Pellumb Gjoka, Astmer Bilali dhe Oltion Bistri

Policia e Shtetit ka zhvilluar një megaoperacion në disa qytete të vendit ku ka arrestuar policë, biznesmen dhe prokurorin e Kukësit.

Operacioni u shtri në disa qytete, duke përfshirë Tiranën, Shkodrën e Kukësin.

Në prangat e Policisë së Shtetit Oltian Bistri, me detyrë ish drejtor i policisë operacionale. Është arrestuar edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.

Në pranga ka rënë dhe Edmond Preka, si dhe Ardit Hasanbegaj, ish punonjës policie, përjashtuar në vitin 2022

U arrestua gjithashtu Asmer Bilali dhe në kërkim janë shpallur edhe Bajrat.

Ende nuk është konfirmuar se çfarë shkeljesh kanë kryer këta persona, por operacioni ka qenë shumë i gjerë dhe mund të jenë edhe persona të tjerë të arrestuar.




Video