Polici nga Mallakastra shfaqet si "hero" në TV, pse ngriti një flamur që ishte përtokë në protestën e PD

23 March 2026, 21:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Polici nga Mallakastra shfaqet si "hero" në TV, pse ngriti

Efektivi Edison Mehmetaj, i reklamuar si "hero" nga socialistët dhe mediat pranë tyre, pse ngriti nga toka një flamur gjatë protestës së PD, ka folur për Report TV. 

"Të njëjtën gjë do ta bëja në çdo lloj forme, edhe nëse do isha protestues. Nuk do e lija flamurin në tokë", tha ai, duke nënvizuar gjithashtu të drejtën e qytetarëve për të protestuar, por paralajmëron se çdo akt dhune sjell reagim.

“Kaloi një ditë goxha e ngarkuar. E përgjithshmja ishte që kaloi mirë. Nuk pati të lënduar nga kolegët tanë.

Në ato momente, ishte komplet blur sepse ne kishim edhe skafandër, edhe kundërgaz, edhe nuk arrihej që të dallohej shumë. Për një moment m’u duk në tokë diçka edhe u afrova pasi pashë që ishte flamuri.

Për një moment Xhelal Mziu kujtoi se do agravonte situata, por unë kisha qëllimin që të merrja direkt flamurin, s’kisha qëllim tjetër.

Pjesa e flamurit, faleminderit që e vlerësoni nga ana juaj, por unë do bëja detyrën edhe nëse do isha thjeshtë qytetar. Të njëjtën gjë do ta bëja në çdo lloj forme, edhe nëse do isha protestues. Nuk do e lija flamurin në tokë.

Pjesa e të protestuarit është legjitime në çdo vend të botës, por të mos bëhemi mercenarë. Sepse veprimet shkak-pasojë pastaj dihen. Në rast dhune do kundërpërgjigjemi.

Nëse ti del duke duartrokitur aty, proteston, ke të drejtën tënde që të protestosh sa të duash”, ka rrëfyer efektivi.


Video