Policët shqiptarë patrullojnë krah kolegëve italianë në Firence gjatë sezonit turistik

24 June 2026, 15:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policët shqiptarë patrullojnë krah kolegëve italianë

Dy punonjës të Policisë së Shtetit po kryejnë shërbim në Firence, përkrah kolegëve të Policisë italiane, në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkombëtar për sigurinë gjatë sezonit veror.

Drejtori i Policisë së Provincës së Firences, Fausto Lamparelli, priti dhe u uroi mirëseardhjen 2 punonjësve të Policisë së Shtetit shqiptar, të cilët prej disa ditësh po kryejnë shërbim së bashku me patrullat e Policisë së Firences në sheshet dhe rrugët e qendrës historike të qytetit, në linjën e tramvajit, si dhe gjatë shërbimeve të rendit publik që zhvillohen në qytetin e Firences.

Prej disa vitesh, falë marrëveshjes së përbashkët, gjatë sezonit veror zhvillohen shërbime të përbashkëta në Itali dhe Shqipëri, me efektivë policie nga të dyja shtetet, me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe reagimin e koordinuar ndaj çdo rreziku potencial për rendin dhe sigurinë.


Video