Erion Veliaj tha në fjalën e tij në Gjykatën Kushtetuese se “betejën” po e bën edhe për ata që do vijnë pas tij në detyrën e kryebashkiakut.
Ai u shpreh se “kaosi i krijuar tani nuk do jetë asgjë në krahasim me kaosin nëse kjo situatë kthehet në standard”.
“Po sikur t’ia bëjnë këtë atyre që kandidojnë sot, Ogertës, Florit apo Arlindit”, u shpreh Veliaj duke iu referuar kandidatëve për kryebashkiak të Tiranës, Ogerta Manastirliu, Florjan Binaj dhe Arlind Qori.
Veliaj: Doja tju përmendja një rast në Shqipëri, kryetari i bashkisë së Tropjës ka qenë 11 muaj në arrest shtëpie. Në një masë të përkohshëm. Tani lind pyetje, a janë të gjithë të barabartë? Pse është ndryshe një qytetar i Tiranës me një qytetar të Tropojës. Pse toleranca në Tropojë është 11 muaj, kurse në Tiranë është 2, javë, tre muaj dhe 7 muaj. Këtu kemi një disbalancë totale. Dy gabime nuk prodhojnë më shumë drejtësi dhe për të gjithë ata që kanë argumentin për të qytetarët, patjetër. Por së pari kam unë një betim dhe kontratë me qytetarët që duhet ta mbroj. Edhe për ata që po kandidojnë. Po sikur nesër t’ja bëjnë Ogertës, Florit, apo Arlindit, një masë sigurie. Pra kaosi që kemi tani nuk është asgjë me kaosin nëse kjo do kthehet një standard me kryetarët e bashkive. Kështu që kjo është një betejë edhe për ata që do vijnë pas meje kurdo qoftë ajo ditë.