Do ta ndryshoje vendimin e Këshillit Bashkiak nëse do ishe i pranishëm? Veliaj: E pashë nga televizori i burgut...

31 October 2025, 11:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Do ta ndryshoje vendimin e Këshillit Bashkiak nëse do ishe i
Erion Veliaj

Anëtarja e Kushtetueses Marjana Semini e pyeti gjatë seancës ish-kryebashkiakun nëse do të ndryshonte vendimmarrjen e Këshillit po të ishte i pranishëm në seancë ku u vendos shkarkimi i tij.

Keni marrë dijeni për datën dhe orën e mbledhjes së Këshillit bashkiak dhe iu është thënë që nëse nuk mundeni të jeni të pranishëm, jepni mendimet me shkrim. Mendoni se pjesëmarrja fizike do evidentonte ndonjë argument që do ndryshonte atë vendimmarrje?

Veliaj: Këshillin e thërret kryetari i Bashkisë ose kur e thërret Këshilli. Kur e thërret Këshilli, ai duhet të ftojë kryetarin. Këshilli duhet të votonte për ftesën që duhet të bënte, nuk mund ta bënte këtë Sekretari i Këshillit. E pashë nga televizori i burgut që po mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Pati një efiçencë shembullore në 8 orë që nisi me mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe përfundoi me dekretin e Presidentit. Ky është fshati që duket, nuk ka nevojë për kallaus.

A do kisha fuqi të ndryshoja mendimin e tyre? Nuk kemi si ta zbulojmë pasi nuk ma dhanë mundësinë. Besoj se fjalët kanë peshë. Ju keni bërë diferencën në këtë vendim sot, po i dëgjoni palët. Nesër mund të jenë anëtarët e Këshillit viktimë e kësaj situate.

 


Video