Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj la paraburgimin e burgut të Durrësit dhe po transferohet nga Policia e Burgjeve drejt Tiranës ku do të marrë pjesë në seancën në Kushtetuese.
Seanca nis në orën 10:00, dhe relatore do jetë Sonila Bejtja.
Gjykata Kushtetuese njoftoi më herët praninë e Veliajt në seancë, pasi kishte shprehur vullnetin e tij. Për këtë arsye, gjykata kërkoi nga Drejtoria e Burgjeve marrjen e masave për shoqërimin e tij nga paraburgimi i Durrësit, ku ndodhet prej muajit shkurt, si edhe SPAK-un.
