Po punonte me traktor, humbet jetën emigranti shqiptar në Greqi, priste të bëhej baba për herë të dytë

13 October 2022, 11:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po punonte me traktor, humbet jetën emigranti shqiptar në Greqi,
Pamje nga vendngjarja

Një emigrant shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi.

Ai ishte duke drejtuar një mjet pune, traktor, kur humbi kontrollin dhe për pasojë u përmbys në mes të rrugës, duke i marrë jetën atij.

Sipas raportimit të medieve greke ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00 në Mesolongi.

Mësohet se viktima ishte baba i një fëmije, ndërsa pritej që të bëhej baba për herë të dytë këto ditë, pasi bashkëshortja e tij është shtatzënë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal për shqiptarin.


Video