Po peshkonte dhe ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 46-vjeçari në Lezhë

15 Prill 2026, 17:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po peshkonte dhe ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën pasditen e kësaj të mërkure në Lezhë.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi S.S., 46 vjeç, ka qenë duke peshkuar pranë Urës së Prekanit, në Shënkollë, e dyshohet të ketë rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke i shkaktuar kështu vdekjen e menjëhershme.

“Rreth orës 15:20, në Shënkoll, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit”, shtetasi S. S. 46 vjeç, ka qenë duke peshkuar me (kallam peshkimi), dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë“, njoftojnë blutë.


Vox Pop

Video