Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një 40-vjeçare ka rënë nga kati i tretë i pallatit pasi po pastronte grilat e dritareve.
Policia njofton se rreth 09.20, në rrugën "Naci Nuci", duke pastruar grilat e dritareve, aksidentalisht dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, sh A. P., 40 vjeçe.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.