Shpërthimi me tritol dje në shtëpinë e Skënder Likës, gjendet e djegur makina e autorëve

11 March 2023, 10:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shpërthimi me tritol dje në shtëpinë e Skënder

Një ditë pas shpërthimit me tritol në banesën e Skënder Likës, gjendet mjeti i autorëve.

Raportohet se autovetura tip ‘Volkswagen Passat’ është gjetur e djegur nga policia në vendin e quajtur Kallmat në fshatin Gramës të Fushë-Krujës.

Mjeti është shkrumbuar totalisht nga flakët dhe për të nuk ka patur njoftim në sallën operative, por është dërguar në komisariatin e policisë në Krujë.

Makina dyshohet të jetë përdorur nga autorët për vënien e sasisë së eksplozivit familjes Lika në Laç. Pritet të vijnë ekspertet nga Laçi për të bërë kqyrjen e mjetit.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, rreth orës 3 e 30 minuta në fshatin Sanxhak të Kurbinit dhe objekt i sulmit me lëndë plasese ishte banesa e Skënder Likes.

Shpërthimi ishte i fortë duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe në objekte të tjera aty pranë, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar.

 


Video