
Policia e Vlorës bën me dije se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për biznesmenin e njohur V.B, për shkak se në një objekt në ndërtim në zonën e Radhimës, ku ai është investitor, por kryheshin punime jashtë lejes së miratuar nga organet kompetente.
Gjithashtu, blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se është shpallur në kërkim shtetasi A.K me banim në Vlorë, drejtues i punimeve në firmën ndërtuese, që sipas policisë nga 5 kate me leje, u zbulua në terren, se po ndërtohej i gjashti, rreth 700 metra katror.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. K., banues në Vlorë, me detyrë drejtues i punimeve në një firmë, pasi gjatë kontrollit në terren, shërbimet e Policisë në bashkëpunim me IVMT Vlorë kanë konstatuar se në një objekt që po ndërtohej nga kjo firmë, punimet po kryheshin jashtë lejes së miratuar nga organet kompetente. Gjithashtu, për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. B., 51 vjeç, investitor në ndërtimin e këtij objekti”, thuhet në njoftimin e policisë.