Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një shqiptar ka ndërruar jetë në Itali pasi është zënë poshtë nga makineria e korrjes së barit.
Shqiptari 66-vjeçar ishte duke punuar në një tokë bujqësore në Bolsena të Trevit, kur ndodhi incidenti.
Mediat italiane shkruajnë se për nxjerrjen e trupit të pajetë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur të shpëtojnë një person të dytë që kishte mbetur i bllokuar.
Autoritetet italiane po vijojnë hetimin për rindërtimin e skenës së aksidentit.