Plagosja e kushëririt të kryebashkiakut, Gjykata e Kukësit lë në burg Zenel Muçmatën!

26 February 2025, 15:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Plagosja e kushëririt të kryebashkiakut, Gjykata e Kukësit

Gjykata e Kukësit ka lënë në burg Zenel Muçmatën, si i dyshuar për plagosjen plagosjen e 29-vjeçarit, Elvis Halilaj në fshatin Bicaj të Kukësit.

Gjyqtarja e shkallës së parë Suada Kurti ka lënë në fuqi masën paraprake të vendosur nga prokurorja e çështjes, Vilma Kapaj.

Ngjarja ndodhi më 19 shkurt, ku 25-vjeçari plagosi me armë zjarri Elvis Halilajn, kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj.

Sebastian Muçmata u dorëzua vetëm disa orë pas ngjarjes. Ai ka deklaruar para grupit hetimor se shkak i konfliktit është bërë largimi nga puna i Elvis Halilajt. Ky i fundit pretendonte se e ka shkarkuar padrejtësisht Drejtori i Shërbimeve Publike në bashki, Zenel Muçmata, vëllai i Sebastianit.

Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje në pranga kanë rënë gjithashtu Genci Gezim Pinguli dhe Enes Asllanaj, të dyshuar për veprën penale “Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim”.


Video