Përplasja e POLICIT të rrugores dje në ‘Fresk’, efektivi ka thyerje të shumta në trup!

26 February 2025, 12:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasja e POLICIT të rrugores dje në ‘Fresk’,
Pamje nga ngjarja

Policia e Shtetit ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në kryeqytet, ku një efektiv policie mbeti i plagosur.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se rreth orës 17:30, në zonën e Freskut, efektivët e Rrugores i bënë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin, Isnik Nokshiqi.

Pas ndalimit të automjetit, 36-vjeçari shfaqi shenja nervozizmi dhe filloi të debatojë dhe të kundërshtojë me fjalë punonjësit e Policisë.

Menjëherë më pas ai u largua me shpejtësi me automjet duke aksidentuar punonjësin e policisë, Altin Lami dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të tjerë të Policisë.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga 36-vjeçarin, banues në Tiranë, i cili do të përballet me akuzën “Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për aksidentin e ndodhur në Fresk, ku për pasojë mbeti i dëmtuar 1 punonjës policie, ju bëjmë me dije:

Rreth orës 17:30, në zonën e Freskut, shërbimet e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë qenë në shërbim, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. N. (i cili u identifikua më pas).

Pas ndalimit të automjetit, drejtuesi ka shfaqur shenja nervozizmi dhe ka filluar të debatojë dhe të kundërshtojë me fjalë punonjësit e Policisë. 

Drejtuesi i automjetit është larguar me shpejtësi me automjet duke aksidentuar punonjësin e Policisë së Qarkullimit Rrugor shtetasit A. L. dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të tjerë të Policisë.  

Për pasojë është dëmtuar punonjësi i Policisë A. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar shtetasi I. N., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video