Vetëplagoset me armë zjarri brenda KQZ-së punonjësi i Gardës së Republikës (EMRI-DETAJE)

24 May 2024, 18:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vetëplagoset me armë zjarri brenda KQZ-së punonjësi i
Foto ilustruese

Një punonjës i Gardës së Republikës është paraqitur ditën e sotme në spital i plagosur me armë zjarri.

Voxnews.al mëson se bëhet fjalë për gardistin Fatjon Skendëri, shoqërues i kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Gjithashtu mësohet se ngjarja ka nodhur brenda ambienteve të KQZ-së, dyshohet aksidentalisht teksa Skënderi ishte duke pastruar armën e shërbimit.

Plumbi e ka zënë 28-vjeçarin në pjesën e dorës dhe më pas ka depërtuar në këmbë, duke i shkaktuar dy plagë.

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.

Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


Video