Plagoset me armë i afërmi i Aleksandër Sadikajt në Greqi, dyshohet se atentati ka lidhje me vrasjen e Edmond Papës

10 August 2023, 09:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagoset me armë i afërmi i Aleksandër Sadikajt në Greqi,
Foto ilustruese

Një shqiptar ka mbetur i plagosur në Paxos të Greqisë. Bëhet fjalë për 51-vjeçarin Andrea Kalemi.

Kalemi kishte shkuar në Greqi për pushime. Siç shkruajnë mediat greke, 51-vjeçari është plagosur në portin e Lakka-s. Dyshimet e para janë për larje hesapesh.

Autor i dyshuar i ngjarjes është një bashkatdhetar, i identifikuar nga autoritetet. Ky i fundit ka shkuar atje nga një ishull i Italisë.

Protothema shkruan se shqiptari u plagos pas një sherri që pati fillimisht mes dy personave. Në momentin e krimit nuk ka pasur dëshmitarë, por disa persona thanë se dëgjuan një të shtënë dhe kur dolën jashtë panë një person të shtrirë në tokë. Pas kësaj 51-vjeçari u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia po vijon hetimet për këtë ngjarje, ndërsa është shpallur në kërkim autori.

Dyshohet se plagosja e Kalemit ka lidhje me vrasjen e Edmond Papës.

Kush është Andrea Kalemi?

Shënjestra e djeshme në Greqi mbante dy emra Adriatik alias Andrea Kalemi,

Ndërkaq mësohet se Kalemi është kushëri i parë me Aleksandër Sadikajt, saktësisht djali i dajës së Aleksandrit, i cili mbeti i vrarë në një tjetër atentat me tritol në makinën e tij në zonën në afërsi të Saukut në Tiranë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në 11 qershor të vitit 2022, ku makina me të cilën udhëtonte 27-vjeçari Aleksandër Sadikajt shpërtheu në ecje e sipër përmes një shpërthimi me telekomandë.


Video