Sa ishte pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00? Kryesojnë Lezha, Tirana, Fieri dhe Dibra

11 May 2025, 10:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sa ishte pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00?
Foto ilustruese

Prej orës 07:00, qytetarët shqiptarë në gjithë vendin po votojnë për të zgjedhur Kuvendin e ri.

Procesi po vijon normalisht, pa probleme dhe votimi do të zgjasë deri në orën 19:00. Pas kësaj ore, do të mundet të votojnë vetëm ata që janë në radhë pranë qendrës së votimit. 

Deri në orën 10:00, KQZ raporton se pjesëmarrja në votim ishte 12.74%. Kanë raportuar 1723 nga 5225 qendra votimi në total.

Përsa u përket qarqeve, deri tani kryeson Lezha, Tirana, Fieri dhe Dibra.



Video