I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, voton kreu i SPAK Altin Dumani (VIDEO)

11 May 2025, 10:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, voton kreu i SPAK Altin Dumani

Kreu i Stukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani është paraqitur paraditen e sotme për të votuar pranë shkollës “At Zef Pllumi” në njësinë nr.5 në Tiranë. 

I pyetur nga gazetarët mbi një prononcim për mediat lidhur me strategjinë e goditjes së krimeve zgjedhore, Dumani është përgjigjur shkurtimisht: Do të kemi komunikim pas zgjedhjeve.


Prokurori Dumani u paraqit në qendrën e votimit së bashku me bashkëshorten e tij të shoqëruar nga forca të shumta sigurie.



Video