Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 45-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Shkodër.
Policia njofton se 45-vjeçari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke u përplasur me 2 automjete të parkuara.
"Rreth orës 20:20, në lagjen “Naim Gjylbegu” shtetasi A. Ç., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke u përplasur me 2 automjete të parkuara.
Shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti", njofton policia.